M 31 maj Conte veshi bluzën ziklatër dhe që nga ajo ditë siç ka qejf të thotë tekniku italian, është ai tifozi më i zjarrtë i Interit. Pavarësisht të shkuarës së tij si një ish Juventin i famshëm, Conte nuk nguron në asnjë moment ti përgjigjet të gjithë atyre që e ngacmojnë, qoftë ky dhe Sarri. Trajneri i Juves u ankua pas barazimit kundër Fiorentinës duke nënvizuar se nuk është njëlloj si të luash në orën 15:00 e si të luash në 20:45, një koment i cili nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Interit:


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk dua të them asgjë për ketë pjesë pasi duhet të bëjmë bilance. Dikush duhet të rri i qetë pasi tashmë është pjesë e të fortëve”, u shpreh Conte duke shigjetuar drejtë për drejtë Sarrin i cili kur ishte pjesë e Napolit ankohej shpesh për fuqinë e Juventusit. Conte nuk e ka harrur këtë pjesë dhe me këtë deklaratë vetëm sa ndez dhe me shumë ambientin përpara të derbit të Italisë në program për tu zhvilluar më 6 tetor.
(BalkanWeb)