Një makinë e ambasadës ruse në Tiranë u përfshi mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.

Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se në aksident mbetën të plagosur çifti rus Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç, t¡ cilët nuk dihet ende nëse janë punonjës të ambasadës ruse apo jo.

Ndërkohë, gazetari Popja ka siguruar dhe foto nga aksidenti, ku siç shihet njëri nga mjetet është shkatërruar thuajse plotësisht.

Kujtojmë që makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora.

Aksidentohet Cifti Rus 1
Aksidentohet Cifti Rus 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb