VAU I DEJES- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Barbullush në bashkinë Vau Dejës pasditen e sotme. Një motoçikletë është përplasur me një makinë përpara komisariatit të policisë në Barbullush.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, Besim Qerreti si dhe pasagjeri Skënder Shehaj, ndërsa dëmtime të lehta ka marrë drejtuesi i mjetit Ena Mondi. Mjeti tip Wolsvagen me targë AA 738 SH ka qenë duke prerë rrugën kur është aksidentuar me motoçikletën pa targë.
aksident-ne-shkoder-1
Drejtuesi i motoçikletës është transportuar me një mjet privat në spitalin e Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e parë ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime në kokë më shumë. Policët e komisariatit të Vaut të Dejës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë hetimet për këtë aksident të ndodhur.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda ditës se sotme. Jo shumë larg nga aty në rrugën nacionale Shkodër Tiranë një mjet u përplas me autobusin e linjës së Kosovës i cili ndodhej plot me pasagjerë.
aksident-ne-shkoder-2
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb