“Njifem si i pari, erdha me Ferrari”, mesa duket kjo frazë nuk do të mbetet më varg kënge për Noizyn. Vetë reperi ka prezantuar në Instagram makinën e tij super luksoze që është një Ferrarri GTB I vitit 2016.

Burime pranë Noizyt kanë thënë për ‘BalkanWeb’ se makina e re e tij ka kushtuar plot 300 mijë euro dhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë vetë për ta marrë. E duke e njohur tashmë stilin ektravagantë të reperit, kjo është një tjetër “kapriço”, që ai i plotëson vetes.

Tashmë të gjithë ndjekësit e shumtë të Noizy, janë në pritje të shëtitjeve me Ferrarin, por pse jo edhe të një klipi të ri me këtë super makinë.
(e.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: