FIER

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ndodhi në lagjen “Afrim i Ri”.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Ford’ është përplasur ‘kokë më kokë’ me një ‘Skoda’, ndërsa janë lënduar dy shoferët, përkatësisht shtetasit me inicialet A.Xh., dhe M.F. Aktualisht ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa pritet të zbardh shkaqet e këtij aksidenti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: