Korçë – Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në afërsi të fshatit Dvoran.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë saqë njëri prej automjeteve është kthyer përmbys, ndërsa në mjetin tjetër shihet se drejtuesi i mjetit është ende në makinë i bllokuar.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Mësohet se një xhip i ka prerë rrugën mjetit benz. Ambulanca, përveç drejtuesit të mjetit që tha policia, ka marrë dhe një person tjetër. Ndërsa pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, e kanë shkuar me mjet privat në spital për kontroll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: