Andorra ishte rivali ideal për të rikthyer edhe një herë besimin tek ekipi përfaqësues, rivali ideal për të kolauduar fazën ofensive. Për fat të mirë, Sylvinjo këtë herë guxoi, provoi një Shqipëri ndryshe dhe zgjedhjet e bëra i dhanë të drejtë, ekipi funksionoi në mënyrë perfekte, kjo pa diskutim e kushtëzuar edhe nga forca modeste e rivalit. Ndryshe nga sfida me Anglinë, këtë herë është më e lehtë të gjesh elementë pozitiv.

Shqiperia Formacioni
Shqiperia Formacioni

Sipas “SofaScore”, faqes së specializuar për statistikat, lojtari i ndeshjes rezulton Rey Manaj. “Bomberi kuqezi” vlerësohet me notën 8,7: 3 gjuajte në kuadrat 2 gola të shënuar. Lojtari i dytë më i vlerësuar është Asllani me notën 8,4: 158 pasime prej te cilave 140 ishin të sakta. Mbyll podiumin e lojtarëve me notën më të lartë Arbër Hoxha me 7.8.

Rey
Rey

Armando Broja, një nga elementët më të rëndësishëm të këtij ekipi, vlerësohet me notën 7.3.

Asllani
Asllani

Ashtu siç pritej, lojtari më notën më të ulët është portieri Thomas Strakosha, kjo për faktin se Andorra nuk goditi asnjë herë kuadratin e gardianit kuqezi, ishte thjesht një spektator pa pagesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb