Maqedoni- Akuzat ndaj George Soros në Maqedoni vazhdojnë të intensifikohen edhe më shumë, ku Soros akuzohet se është një njeri që i pëlqen përzierja në sovranitetin e shteteve për të zbatuar politikat e tij, dhe se politikat e tij janë shfaqur në Zyrën Publike të kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Për të protestuar ndaj këtij rasti veçanërisht kundër ndikimit të George Soros në Maqedoni, mbrëmjen e së hënën marshuan me parulla të shumta anëtarët e nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Në duar protestuesit mbanin parulla ‘Trump është një hero’; ‘Soros dil jashtë nga Maqedonia’; ‘Rama-Platformë sorosi’; ‘Sorosi financon rrëzimin e Maqedonisë’. Pra, përveç parullave kundër Soros, kishte edhe parulla kundër kryeministrit Rama duke e akuzuar edhe atë për lidhje me Soros dhe ideator të platformës së partive shqiptare në Maqedoni.




(I.Ç/BalkanWeb)