Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini do të martohen në qershor dhe sipas të përjavshmes Gente, mund të jetë edhe një bebe që pritet të vijë.

Të fotografuar nëpër rrugët e Milanos, ku kanë marrë një shtëpi së bashku, tekniku bardhë e zi dhe artistja ecin dorë për dore.

Ajo e veshur me një pallto që i fsheh format, ai që mban në dorë disa çanta.

Zërat për një shtatzëni qarkullojnë prej kohësh dhe duket se të dy janë të lumtur. Ai është baba i Valentinës, 24 vjeç dhe Giorgio, 7, që i ka nga dy lidhjet e mëparshme.
Ambra ka dy fëmijë Jolandën 14 vjeç, dhe Leonardo, 12, nga martesa me Francesco Renga.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb