Treni i cili u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë,  është ndalur në qytetin serb Rashkë.

Treni  është kthyer, por duket  se nuk janë  kthyer edhe forcat serbe. Sipas “Presheva Jonë”, 48 orët e fundit mbi 2 mije forca serbe kanë  zbarkuar në kufi me një makineri të rëndë luftarake. Kufiri Serbi-Kosovë prej 117 km pothuajse  është blinduar nga forca të mëdha serbe.  Sipas dëshmitarëve,  ne orët e fundit kanë lëvizur qindra makina ushtarake te forcave serbe drejt kufirit me Kosovën.

Bëhet fjalë këtu për mbi dy mijë trupa, te përqendruar kryesisht ne bazën ushtarake te Livadhi i Sherit, mbi Presheve, afër kufirit me Gjilanin dhe ne ish-bazen ushtarake te UCPMB-së ne Dobrosin.

Lidhur me këtë dyndje te madhe te forcave serbe ne vendbanimet shqiptare ne Lugine,  liderët e Preshevës ende nuk kane dale me ndonjë reagim.

Mobilizimi i forcave serbe dhe zbarkimi i tyre drejt kufirit me Kosovën vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese te Vucic drejtuar Kosovës me një lutje te fundit drejtuar shqiptareve qe “askënd nuk do ta tolerojmë te vrasë serbet”

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb