NARTË

Në Ditën Botërore të Fotografisë korespondeti i Zërit të Amerikës Raimond Kola sjell disa foto të flamingove (Phoenicopterus roseus), fotografuar sot  në Lagunën e Nartës, Shqipëri.

Vëzhguesit e zogjve thonë se ditët e fundit grupe të mëdha të flamingove janë vërejtur në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kryesisht në Lagunën e Nartës.

Studiuesi Mirjan Topi i tha Zërit të Amerikës se këto ditë është regjistruar numri më i  madh i këtij lloji të flamingove që është hasur ndonjëherë në këtë zonë dhe në ndonjë zonë të Shqipërisë me mbi 5000 individë, që përbejnë rreth 4% të popullatës evropiane të këtij lloji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: