Humbja e pësuar përballë Anglisë nuk është pritur mirë nga mediat italiane, një disfatë që ndërlikon menjëherë rrugëtimin e “azzurrëve” në “Euro2024”:
“Pak Itali”, shkruan La Gazzata dello Sport në faqen e parë. “Dy Itali”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere.
Atmosfera është shumë ndryshe në Angli, mediat festojnë për këtë sukses historik, një fitore në Itali i mungonte prej 62 vitesh. Sigurisht që imazhi kryesor ishte kapiteni Harry Kane:
“Krenaria e Anglisë”, ishte titulli kryesor i Daily Mail. “Mbreti Kane”, shkruan Mirror.
Ka festë edhe për Portugali pas ndeshjes së parë në kualifikueset e “Euro2024”. Ashtu siç pritej, në qendër të mediave luzitane është Ronaldo: “Jam gjallë”, ishte titulli kryesor i Record, shoqëruar me imazhin e CR7. Ka vërtetë ajër të pastër, shkruan A Bola.
(BalkanWeb)