Me pankarta në duar, mbështetës të shumtë të PD-së janë mbledhur tek selia e Partisë Demokratike.

Mbështetësit pritet që të nisen drejt Kryeministrisë ose nëpër institucione të ndryshme.

Ajo që flitet në korridoret e PD është që pasi protestuesit të protestojnë para Kryeministrisë, disa protestues mund të shkojnë në institucione qendrore ose tek Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë se opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile deri në qeveri teknike. Edhe aleatët e PD janë tek selia blu. Deputetët demokratë janë në seli dhe pritet marshimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: