Dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandalit te Spitali Onkologjik në Tiranë, pranë QSUT.

Qytetarët mbanin edhe pankarta në duar të tilla si “Me kancerin mbushen xhepat e minjve të vegjël”, “Me shëndetin tim nuk bëhet pazar”, “Ç’u bë me betimin e Hipokratit” etj.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për 7 personelë mjekësorë. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën abuzive, në të cilën ishin të përfshirë mjekë dhe specialistë të Onkologjikut pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Prokuroria thotë se mjekët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend se të jepnin shërbim për pacientët me sëmundje tumorale, i orientonin ata drejt spitaleve private, me qëllim përfitimin ekonomik.

Protesta2
Protesta2
Protesta3
Protesta3

Nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje që nuk është shfrytëzuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb