Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti, tërhoqi vëmendje sot në seancë plenare, me veshjen e saj jashtë kodit të etikës. Ajo u shfaq në foltoren e Kuvendit me një fushatë nën gju, por me shpatullën jashtë, gjë e cila nuk lejohet nga kodi i etikës.

Në nenin 8 të Kodit të Etikës, i miratuar nga Parlamenti, theksohet se për paraqitjen e deputetit në veprimtaritë parlamentare parashikon që të kenë një veshje zyrtare, që nuk tërheq vëmendjen e publikut dhe nuk bëhet objekt për diskutim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Deputeti paraqitet me veshje zyrtare në përshtatje me funksionin që kryen. Për qëllim të këtij neni, veshja e deputetit duhet të përmbushë standardet e profesionalizmit dhe të modestisë, pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku”, shkruhet në nenin nr.8.

Kodi i Etikës është miratuar nga Kuvendit, kur PD dhe LSI ishin në seancë plenare, por duket se deputetët e opozitës së re nuk janë të informuar për këto “detaje”. Hoti është deputetja e dytë e opozitës së re që thyen kodin etik, pasi edhe Kujtim Gjuzi është kritikuar shpesh nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për veshjen e tij me xhup e xhinse.

Elda Hoti u bë deputete e LSI, pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, ndërsa në deklaratat e saj pas marrjes së mandatit tha se kjo ishte puna e saj e parë, ndërsa bëri bujë me deklaratën se nuk e dinte kur ishte themeluar partia që i dha mandatin.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb