Një automjet i tipit Benz është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë. Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.
Në pamjet e siguruara për Balkanweb nga Marjus Seiti, në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët.
Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
(BalkanWeb)