UASHINGTON

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Uashingtoni ka nderuar figurat dhe personalitetet e shquara të futbollit shqiptar që me paraqitjet e tyre i dhanë shumë ndër vite Kombëtares së Shqiperisë.

Me anë të një posti në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se portieri Koço Dinella dhe  mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Gjinali janë dhe do të mbeten frymëzues për të rinjtë, të cilët kanë pasion futbollin.

“Në një ceremoni të veçantë sot në Ambasadën tonë në Uashington kisha privilegjin të nderoj dy figura të shquara të historisë së futbollit shqiptar dhe të ekipit kombëtar: portierin e pamposhtur Koço Dinella dhe mbrojtësin e pakalueshëm Frederik Gjinali. Dy ikona përcaktuese për barazimin historik 0-0 të 17 dhjetorit 1967 që eleminoi kampionen e botës Gjermaninë. Dinella, që mbrojti të paprekur portën e Shqipërisë dhe Gjinali, autor i një goli të mohuar!

Respekt dhe mirënjohje për kontributet e jashtëzakonshme dhe për emocionet që u kanë dhuruar shqiptarëve!

Modele dhe shëmbuj frymëzues për të gjithë brezat e sportistëve të rinj shqiptarë!”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(N.M/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb