Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vazhduar rrugëtimin e tij nëpër Kolonjë.
Meta shkruan se është ndalur ndër të tjera edhe në Borovë, vend ku dhjetëra persona janë masakruar nga ana e nazistëve gjermanë.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Pas ndalesës në Barmash nuk mund të mos ndalosh në Borovën martire, atje ku dhjetëra të moshuar, gra, fëmijë e foshnja u masakruan barbarisht nga nazistët si hakmarrje ndaj sulmit partizan në Barmash. I përjetshëm kujtimi i martirëve të Borovës! ??
(d.xh/ balkanweb)