TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza” publicistin dhe studiuesin e spikatur arbëresh, At Antonio Belushi. Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se Belushi ka dhënë një kontribut të vyer në përhapjen e gjuhës, historisë dhe zakoneve të rralla të kulturës arbëreshe dhe asaj arvanitase.

“Për kontributet e dhëna në përhapjen, njohjen, studimin, ruajtjen dhe pasurimin e historisë, gjuhës, zakoneve dhe kulturës së rrallë arbëreshe, si dhe asaj arvanitase, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, një personalitet të jashtëzakonshëm arbëresh, At Antonio Belushi.

Si prift famullitar, publicist, studiues, mësues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, ka punuar dhe punon për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror.Mirënjohje ndaj vlerave të çmuara si autor i shumë studimeve e veprave për njohjen dhe lidhjen e shqiptarizmës kudo në botë, duke spikatur si veprimtar i paepur në përçimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar ndër arbëreshët e Italisë”-shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndërsa publikon edhe fotot nga momenti i ceremonisë me At Antonio Belushi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: