Monica Bellucci vazhdon të mbetet një nga aktoret më të bukura në botë. Pavarësisht se është 53 vjeç ylli italian vazhdon të sfidojë edhe femrat më të reja se ajo. Në Instagramin e saj Belluci publikon shpesh herë foto të cilat marrin shumë ‘like’ dhe komente.

Së fundmi ajo ka publikuar dy foto, një ku shfaqet me një fustan të zi e shtrirë mbi shtrat dhe në një tjetër ku shfaqet e mrekullueshme me një kostum lejla me viza dhe tregon format elegante.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: