Tërmetet e fuqishme 4.2 dhe 6 ballë kanë krijuar panik të madh në Turqi.

Tërmetet goditën zonën e Denizlisë mesditën e sotme, ndërsa ekspertët kanë bërë një paralajmërim të fortë, duke urdhëruar qytetarët të mos futen nëpër shtëpi.

Sipas tyre, tërmetet kanë qenë me një thellësi të cekët prej 10 kilometra, ndaj dhe kjo shton rrezikun për një tërmet akoma më të fortë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mos hyni në shtëpi. Parashikohet të ketë tërmete të tjera. Tërmetet janë me një thellësi shumë të cekët, ndaj dhe ata mund të jenë më të forta dhe me pasoja të rënda”, kanë thënë ekspertët.

Ndërkohë, mediet turke kanë publikuar edhe pamje nga tërmeti, teksa shfaqen njerëzit të tmerruar në rrugë, ose duke vrapuar për të dalë nga dyqanet.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: