Nga vërshëllimat në “Stadium” te shpërthimi në rrjetet sociale. Disfata kundër Benfikës, e dyta radhazi, nuk është pritur mirë nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”, me këta të fundit që bëjnë përgjegjës për këtë ecuri aspak pozitive trajnerin Thiago Motta. Juve e sheh veten jashtë gare për titull në Serie A, 16 pikë larg Napolit dhe në “play-off” të Champions League. Thuajse në asnjë moment gjatë këtij sezoni, Motta nuk ka bindur, me ekipin e tij që më shumë është kujdesur për të mos humbur, 13 barazime në 22 ndeshje në këtë edicion të Serie A.

Juve ka qenë dhe mbetet një nga ekipet më aktive në merkato në Itali, investuan shumë gjatë verës, por drejtuesit nuk janë kursyer as në këtë merkato janari, duke bërë që tani përgjegjësia të jetë totalisht e trajnerit. Në këtë situatë edhe tifozët kanë drejtuar gishtin nga trajneri Motta, ku në rrjetet sociale ka shpërthyer hashtagu #MottaOut.

Corriere
Corriere

Jo vetëm tifozët, kritikat ndaj Motta-s nuk kanë munguar edhe nga stafi drejtues i Juves, me Giuntolin dhe Elkann që kanë shfaqur hapur pakënaqësitë e tyre për këtë ecuri negative. Në një situatë të tillë, në skenë del edhe një herë emri i Allegrit, me trajnerin “azzurr” që është gjithnjë një opsion për të marrë drejtimin e Juves.

La Gazzetta
La Gazzetta

La Gazzetta dello Sport shkon edhe më tej, me të përditshmen italiane që shkuan në faqen e parë: Motta, tani nëse gabon, e paguan”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb