Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri tashmë nuk e fshehin më romancën mes tyre.

Çifti më i ri i showbizit shqiptar kanë ndarë së fundmi momente të ëmbla krah njëri-tjetrit.

Ka qënë Leotina ajo e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa ndodhet në makinë, e në sfond duket krahu me tatuazhe i Mozzik.

Çifti shfaqet shumë i lumur si dhe nuk i kursejnë përkëdheljet me njëri-tjetrin!

Ndonëse, dyshja respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit, e sidomos për të folur për lidhjenmes tyre, ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me të, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, u shpreh se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, rrëfeu Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

Ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: