Indira Paganotto, brunia bukuroshe ishte një nga protagonistët kryesore në çmimin e madh të MotoGP në Jerez. Fillimisht DJ e famshme spanjolle tundi flamurin e bardhë duke i dhënë fund garës, ndërsa më pas u ngjit në podium duke bërë muzikë për motoristët. Nga Bagnaina te Marquez, motoristët nuk i rezistuan muzikës, kërcyen ashtu si edhe publiku.
Indira është jo vetëm një DJ e njohur në Spanjë, por dhe një vajzë shumë e njohur në rrjetet sociale, ku nuk nguron në asnjë moment të bëj publike për fansat e saj detaje nga jeta e përditshme.
(BalkanWeb)