ELBASAN

Policia e Elbasanit krahas detajeve nga aksioni i sotëm, i cili përfundoi me arrestimin e disa personave, mes tyre edhe një nga anëtarët e fisit Çapja, ka publikuar me foto disa nga sendet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale. Sipas Policisë janë zbuluar autorët e tre ngjarjeve të frikshme, të cilat kanë tronditur qytetin e Elbasanit.

Në këtë aksion janë sekuestruar armë, dylbi, telefona, traga makinash si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Policia në fund të deklaratës për shtyp nga qyteti i Elbasanit tha se vijon puna për zbardhjen e ngjarjeve që kanë ndodhur vite më parë si në Elbasan ashtu edhe në kryeqytet.

“Në vijimi të ekzekutimeve të vendimeve për kontrollet e banesave dhe ambienteve, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm. Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54. 4 jelekë antiplumb Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit. 7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja. 4 radio marrëse dhe dhënëse Një peshore elektronike 735 gr lëndë narkotike e dyshuar mariuanë, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar. telefona celular ( smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor”-theksoi policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb