Kanë mbërritur bashkë në tapetin e kuq të Fashion Awards 2017 Valerie Morrison dhe Naomi Campbell, nënë e bijë.

Shumë elegante, të veshura më të zeza, me flokë të gjatë, të lëshuar dhe një make-up të pagabueshëm, të dyja dukeshin si motra.

Valerie që është 66 vjeç, tregon fizikun e skalitur, veshur me një kostum me pantallona dhe xhaketë, ndërsa Naomi 47 vjeç me një fustan të gjatë dukej e mrekullueshme.

Të dyja kanë pozuar përpara fotografëve të përqafuara.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb