Sot 5 vjet në Beograd u lëshua droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Institucionet e Kosovës në prag të ndeshjes se shtatorit ne Prishtinë me Republikën e Çekisë, kapën organizatën e njëjtë që planifikoi lëshimin e dronit me transparentin armiqësor `Kosova është Serbi`.

Kurse sot, në një ndeshjen me Malin e Zi janë paralajmëruar provikime nacionaliste. Maik Mueller sot hyri në Kosovë! Çka do të ndodhë? Pse ai ka shkruar TRE, DY, NJE… SULM???”

Në foto shihet dokumenti i udhëtimit të Maik Muller i cili në jetën politike në Gjermani, ku është anëtarë i Partisë së ekstremit të djathtë/partisë Neo-Naziste, NDP (Nacional Democratic Party), shfrytëzon identitetin e Maik Muller, në të cilin edhe i ka dokumentet e udhëtimit, ndërsa identitetin tjetër si Maximilian Broën, e shfrytëzon gjatë aktiviteteve që kanë të bëjnë me lëvizjen Fronti Evropian për Solidaritet me Kosovën (më tej FESK).Aktiviteti i Muller në Kosovë ndërlidhet me aktivitetin e tij në Gjermani si pjesëtarë i partisë neo-naziste të NDP, pasi që një pjesë e konsideruar e partive dhe lëvizjeve të ekstremit të djathtë ne Evropë janë duke u mbështetur dhe financuar nga Moska zyrtare.

Muller pos që ka shfrytëzuar dy identitete, ai i ka pas edhe dy profile të FB, një si Maik Muller dhe tjetrin si Maximilian Broën. Nuk dihen arsyet por profili i FB në emrin e Maik Muller më nuk është aktiv, pra Muller e ka mbyll llogarinë e tij në FB dhe për momentin shfrytëzon vetëm profilin në emër të Maximilian Broën.

Maik Muller/Maximilian Broën është president i FESK, lëvizje e cila propagandon dhe organizon protesta kundër Kosovës, si dhe mbledh ndihma materiale për serbët në Kosovë.Kjo lëvizje ka anëtarë në Gjermani, Finlandë, Itali, Greqi, Poloni, Çeki, etj. FESK bashkëpunon edhe me lëvizjet anti-globaliste evropiane, lëvizje të cilat mbështeten nga Rusia. Afërsia e Muller me lëvizjet ultra-nacionaliste e kishtare ruso-serbe, kanë ndikuar tek ai që të praktikoj besimin fetarë ortodoks.

Muller është pagëzuar në Kishën ortodokse serbe në vitin 2016, duke e marrë emrin gjerman. Muller e pranon edhe vet se vizitat në Kosovë, takimet me klerikë serbë si dhe me klerikun e kishës ortodokse ruse në Drezden (vendi i njohur ku Putin ka shërbyer si pjesë e KGB-së së dikurshme ruse dhe ku ka mbetje të ndikimit shumë të madh rus), e kanë shtyrë që të bëhet besimtarë i Kishës ortodokse serbe. Për aktivitetet e tij të dyshimta, Muller disa vite ka qenë në vëzhgimin e shërbimeve inteligjente gjermane/RTK

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: