VLORË

Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar dy personat, të cilët dyshohet se pasditen e sotme dhunuan turistin rus në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Policia e Vlorës thotë  se dy adoleshentë janë identifikuar me iniciale  K.A  dhe K.L.

Dy të rinjtë u pikasën nga turisti duke dhunuar një qen në afërsi të një ndërtese të braktisur. Por ai teksa ka parë skenën e turpshme ka dalë nga makina duke kërkuar llogari nga të rinjtë se pse po dhunonin qenin.

Në këtë moment, të rinjtë kanë dhunuar edhe turistin rus i identifikuar si Sergey Dzambula dhe në trupin e tij shquhen qartë shenjat e dhunës ku dhe është gjakosur. Veprimi i turpshëm i të rinjve nuk ka përfunduar me kaq. Ata nën demonstrimin e forcës kanë tentuar t’i grabisin edhe telefonin celular.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb