TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pak çaste më parë, presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili ndodhet në vendin tonë si i ftuar special në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar “Air Albania Stadium” në përballjen emocionuese dhe të shumëpritur Shqipëri-Francë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka zbuluar një detaj interesant për të pranishmit, ndërsa tha se 30 vite më parë, kur ai ishte student, ka punuar si komentator futbolli në emisionin radiofonik më të ndjekur, që titullohej:  “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

75402098 2616145458431711 6577664163814834176 O
75402098 2616145458431711 6577664163814834176 O

“I nderuar Z.Ceferin, i nderuar Z.Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë. Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin. E falënderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”-tha mes tjerash Meta.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka publikuar një foto me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin, ndërsa këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e tij në faqen zyrtare “Facebook”, ku shkruan se:”Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. ????”-thekson Ilir Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb