Një set me perla dhe diamante, vathë, varëse dhe një unazë, është një nga koleksionet më të rëndësishme mbretërore të shfaqura ndonjëherë në treg.

Këto bizhu të mrekullueshme i përkisnin mbretëreshës së fundit të Francës, Maria Antonietta dhe do të dalin në ankand në Gjenevë në një shitje të cilësuar historike.

Bëhet fjalë në fakt për sende të publikuara më parë për publikun në 200 vitet e fundit. Janë 10 thesare të koleksionit, të cilat mbaheshin nga shtëpia mbretërore e Borbone në Parma. Unaza me një monogram diamanti, mban një tufë flokësh të mbretëreshës Maria Antonieta të mbetura në perlë. Cmimi ka një vlerë nga 870mijë-1.7 milion euro.

Në 1972, kur familja mbretërore franceze u burgos e vetmja e mbijetuar ishte vajza Maria Tereza që u dërguar në Austri dhe asaj ju dhanë të gjitha bizhutë e nënës së saj.

Duke mos pasur fëmijë Maria Tereza e Francës ja la bizhutë mbesës dhe vajzës adoptive Luisa të Francës, Dukesha e Parmës.
Me vdekjen e saj ky thesar i kaloi djalit Roberto I, Duka i fundit e Parmës. Diamantet dhe perlat e Maria Antoniettas, mbetën kështu të fshehura për publikun për rreth 2 shekuj.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb