Ky është një nga kampet e përqëndrimit naziste ku Hitleri urdhëroi të dërgoheshin armiqtë e Rajhut. Të burgosurit në kampin e pëqëndrimit Mauthausen në Austria detyroheshin të ngjisnin 186 shkallë, teka mbanin mbi shpinë blloqe guri që peshonin 50 kg, me vetëm një sekond pushim për 12 orë në ditë.

Një koleksion i imazheve të tmerrshme nga Arkiva Federale Gjermane tregon të burgosurit dhe punën sfilitëse me të cilën duhet të përballeshin çdo ditë.

Një nga mënyrat më ndëshkuese të përdorur nga nazistët ishte ngjitja në shkëmb në shkallët e ashtuquajtura “Shkallët e Vdekjes”.

Të burgosurit e rraskapitur shpesh rrëzoheshin në tokë duke bërë që të rrëzoheshin dhe ato që ishin mbrapa tyre duke krijuar një efekt të tmerrshëm domino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb