BRUKSEL

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Partive Socialiste Europiane dhe me figura të tjera të rëndësishme të BE-së. Në takim  janë diskutuar tema të ndryshme, përfshirë dhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili këtë moment e ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.


“#PESLeadersMeeting🌹#KëshilliEuropian 🇪🇺Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryeministrin finlandez Antti Rinne, Kryeministrin suedez Stefan Löfven, Kryeministren daneze Mette Frederiksen, Kryeministri portugez Antonio Costa, Kryeministri i Sllovakisë Peter Pellegrini, Kryeministri i Maltës Joseph Muscat, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Presidenti i PE David Sassoli, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini, Presidentja e Grupit S&D Iratxe Garcia Perez, komisionerët e rinj të BE etj, fillojnë PES#LeadersMeeting përpara Këshillit Europian. Temat kryesore të Takimit: zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, Brexit etj”-shkruan Balla.



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: