Real Madrid është kthyer në një klub normal, në La Liga dhe në Champions, çdo kundërshtar beson se mund ti marrë pikë. PSG i dha goditjen e radhës, një humbje e cila nxori në pah të gjithë problemet e “mbretërorëve”, e të mendosh që francezët luanin pa Mbappe, Cavani e Neymar. Disfata në Paris ka tërbuar presidentin Florentino Perez, aq sa ka bërë që ndërmjet tyre të ketë një krisje totale.

Auto Zidane1554657515
Auto Zidane1554657515

As Zidane nuk është i lumtur, pas një merkato ku nuk mori asgjë nga ato që kërkonte, mbi të gjitha nuk erdhi Pogba, francezi e ka gati alibinë për këto paraqitje aspak pozitive, justifikime të vazhdueshme që nuk i pëlqejnë aspak bosit të Realit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat spanjolle shkruajnë se Zidane është nën shënjestër, është në bankën e të akuzuarve dhe nëse situata nuk ndryshon do të jetë ai i sakrifikuari i parë. Zidane ka tashmë kundër edhe dhomat e zhveshjes, edhe lojtarët bëjnë përgjegjës trajnerin për mungesën e rezultateve, nuk janë aspak të bindur për zgjedhjet që ai bën. Këtë të diele, Reali pret në “Bernabeu” kryesuesit e La Liga, Sevilja, ekip që për ironi të fatit drejtohet nga Lopetegui, ish trajneri i Realit. Nëse Zidane nuk arrin të rikthej ekipin te fitorja shkarkimi i tij do të ishte i sigurt.

Zidane Mourinho
Zidane Mourinho

Si hije mbi të ardhmen e tij në Madrid qëndron Jose Mourinho. Portugezi vijon të jetë i papunë, mbetet në pritje të një projekti që i shkon përshtat, Real Madrid është një klub që Mou nuk mund ti thotë kurrsesi Jo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb