Me Coutinho-n në Katalonjë tifozët e Barcelonës mund të kenë vetëm një peng, Neymar-in, pavarësisht se ky i fundit u zëvendësua me dy futbollistë që thyen rekordet botërore të transferimeve.


Në konferencën për shtyp mesfushori brazilian i pyetur nga gazetarët nëse ishte konsultuar me Neymar për kalimin e tij te Bacelona ai u shpreh: “Po kam folur me Neymar dhe më ka thënë gjëra të mira. Më ka treguar për qytetin, klubin dhe çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes.”
brazil
Pas kësaj deklarate ka qenë vetë futbollisti më i shtrnjtë i historisë së futbollit, Neymar, i cili nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale ka uruar patriotin dhe njëkohësisht shokun e tij për kalimin te ish-klubi, Barcelona.


Neymar shkruan: “Shumë i lumtur për ty, të uroj të gjithë sukseset e kësaj bote. Jam i sigurtë që do të jesh shumë i lumtur…”
urimi
Neymar nuk e ka lënë me kaq por është kapur me një detaj në foton e prezantimit të Coutinho-s te Barcelona teksa shkruan: “Tani më thuaj, a është në modë ky model flokësh?”


(e.k/BalkanWeb)