Qindra mijëra shqiptarë kanë votuar dje për të zgjedhur qeverinë e re dhe 140 deputetët e rinj të parlamentit të ardhshëm.

Deri tani Partia Socialiste është në avantazh të theksuar nga PD dhe LSI, e sipas trendit në gjendje të formojë vetë qeverinë e re, pa bërë koalicion me asnjë subjekt tjetër.

Por pati edhe nga ata zgjedhës që preferuan që votën e tyre ta çojnë në kosh, duke e bërë të pavlefshme, por ama për t’iu dhënë një mesazh politikanëve dhe 18 partive të renditura në fletët e votimit.

flete votimi (10)

Ka dhe nga ata që kanë shtuar edhe një emër në listë, siç është ish-kreu i AK-së Kreshnik Spahiu apo që kërkojnë Jozefina Topallin e lënë jashtë nga Lulzim Basha.

flete votimi (3)

Nga ata që shkruajnë “Dua më shumë Shqipërinë”, tek “Hajdutë” e “Kokëbosha”, shihni të gjitha mesazhet e votuesve pa parti.

flete votimi (8)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb