Mirlind Daku dhe Arbnor Muja ishin dy nga prurjet e Sylvinho-s gjatë fazës kualifikuese, dy emra risi që bënë mirë, madje Daku me goli ne realizuar kundër Polonisë fitoi zemra e tifozëve kuqezi, por në dy miqësoret e muajit mars, Sylvinho nuk i grumbulloi duke shtuar dyshimet për prezencën e tyre në “Euro2024”. Që nga ai moment, Daku u ri ndez duke u kthyer në protagonist kryesor për ekipin e tij Rubin Kazan. Qendërsulmuesi kuqezi u rikthye duke realizuar në mënyrë konstante këtë periudhë, 10 gola 4 assite, detaje këto që me sa duket bindën edhe Sylvinho-n duke i dhuruar një ftesë për në “Euro2024”.

Mes Cikalleshit dhe Dakut, Sylvinho zgjodhi të ardhmen dhe formën e Dakut. Sulmuesi i Rubin Kazan nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë ftesë, shpërtheu në lot, ndërsa më pas reagoi edhe në rrjetet sociale me anë të një postimi:

445066649 8149587615074804 2256752458199601993 N
445066649 8149587615074804 2256752458199601993 N

“Besa Besë”, shkruan Daku, por vëmendjen më të madhe e tërhoqi banderola pas ti ku shkruhej: “Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu”. I ndryshëm diskutimi për Mujën, me sulmuesin që u zhduk pasi u transferua në janar në Turqi, duke bërë që trajneri i Kombëtares të mos e grumbullonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb