Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse i makinës së prokurorit Arjan Muça, mbrëmjen e djeshme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë. “BalkanWeb” siguron fotot nga vendi i shpërthimit të mjetit tip “Benz” me ngjyrë të zezë.

Siç shihet nga fotot, shpërthimi duket se ka qenë i fortë, pasi ka lënë jo pak gjurmë në tokë. Ndërkohë, fotot tregojnë se nga shpërthimi i mjetit të prokurorit Muça është dëmtuar edhe një mjet tjetër, që ndodhej afër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mjetit të prokurorit Muça iu vu tritol teksa ishte i parkuar në minus dy kate, brenda një qendre tregtare. Prokurori Arjan Muça është aktualisht te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa merret me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kalojnë në Vetting.

Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka qenë mesazh për vetë prokurorin, apo për bashkëshorten e tij, e cila është gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb