TIRANE- Pas fjalëve të mirditores Rigerta Luku, që përloti Parlamentin kur foli për jetën e vështirë të fermerëve e iu përplasi në fytyrë të vërtetat deputetëve, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është fotografuar me të.

Foton e solidaritetit ai e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, ndërsa një nga komentuesuit është edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama që i jep një këshillë.

Ai thotë që zoti Peleshi duhet të lërë detyrën dhe të zëvendësohet nga Rigerta Luku.

niko-peleshi (1)

Rigerta Loku është mirditorja që mbajti një fjalim të pazakontë në foltoren e Kuvendit. Ajo tregoi problematikat e zonave malore dhe fshatrave shqiptar, teksa kërkoi nga politika të mos i neglizhojnë, e t’u kushtojnë më tepër vëmendje. Por, vajza nga Mirdita nuk është e panjohur. E diplomuar në Itali, nëna e dy fëmijëve, u rikthye në fshat dhe krijoi në fermë dhish që e administron bashkë me familjen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: