Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka festuar 3 ditë më parë ditëlindjen e tij të 50-të. Plot një gjysmë shekulli, me poste të rëndësishme dhe me aktivitete për t’u mbajtur mend, por për Nishanin lumturia më e madhe është familja.

Kreu i Shtetit ka postuar një foto në profilin zyrtar në Facebook, ku shfaqet me bashkëshorten e tij Odetën dhe fëmijët, Ersi dhe Fiona mes gjelbërimit.

“Të dashur miq, në këtë 50-vjetor të lindjes sime, lumturia më e madhe është FAMILJA ime”, shkruan Presidenti përbri fotos së publikuar.

Nishani është kthyer nga SHBA-të vetëm pak ditë më parë pas pjesëmarrjes në Asamblenë e OKB. Ai pati edhe takime me diasporën, ku mori një dhuratë të veçantë: një fanellë sportive me mbiemrin e tij dhe numri 50, aq sa numri i viteve të mbushura.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb