DURRES
Një breshkë e madhe uji ka dalë në breg të detit në plazhin e Hamallaj të Durrësit.
Pushuesit e kanë fotografuar kafshën me përmasa relativisht të mëdha. Siç shihet edhe nga pamjet, breshka ka dalë në pjesën e rërës së detit.
Vizitorët në Durrës janë habitur kur kanë parë kafshën e detit. Ata thanë se breshka fatkeqësisht ishte e ngordhur.
Breshkën e ka ofruar dje uji në det, duke qenë se ishte e ngordhur. Kafsha e ujit ka qëndruar sot në breg, ndërsa vizitorët kishin frikë t’i afroheshin.
(d.xh/Balkanweb)