Studiues meksikan kanë përgatitur një listë me 50 qytet më të dhunshme në botë ku bie në sy se Amerika Qendrore dhe ajo Jugore zënë rreth 90% të këtij hulumtimi.

Brazili është shteti më i dhunshëm, me 17 qytete të përfshira në këtë studim, ndërsa ndjek Meksika me me 12 qytete. Në këtë listë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara dhe Afrika e Jugut.

Në listën me 50 qytet më të dhunshme në botë i pari renditet Los Cabos, në Meksikë, i ndjekur nga Caracas në Venezuelë, ndërsa Acapulco po në Meksikë plotëson treshen e parë.

Në Shtetet e Bashkuara, qytetet e St Louis, Baltimore, Neë Orleans dhe Detroit gjithashtu janë në listë, ndërsa qytetet e Afrikës së Jugut të përfshira në 50-she, janë Cape Toën, Durban dhe gjiri “Nelson Mandela”.

Kriteri i përdorur për këtë studim ka qenë raporti i vrasjesve për 100 mijë banorë. Lista u përpiluara nga Seguridad, Justicia Y Paz (Siguri, Drejtësi dhe Paqe), kundër-dhunës dhe rendit në çdo qytet sipas shkallës së vrasjeve për 100,000 banorë.

Autorët zbuluan se, krahasuar me vitin 2016, ka pasur një rënie të dukshme të dhunës në Honduras, me vetëm dy qytetet e saj në listë që shënojnë rënie nga radhët e tretë dhe të katërt në 26 dhe 35.

Veçojmë se studiuesit për arsyen e mos pasjes të dhënave të sakta në qytet Cumaná dhe Gran Barcelona në Meksikë i kanë përjashtuar ato paçka se dihet që janë ndër më të dhunshmet.
lista
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: