Gjigandi pakistanez Arbab Khinzer Hayat pretendon të jetë burri më i fortë në botë. Në disa video të ndryshme të postuara në internet, ai shfaqet duke ndaluar traktorë apo makina me duart e tij. 25-vjeçari thotë se kërkon të bëhet kampion në peshngritje.

“Qëllimi im është të bëhem kampion. Falenderoj Zotin që më ka dhënë këtë trup. Është thjesht çështje kohe që unë të ngjitem në skenën e ngritje së peshave,” thotë Hayat.

Dieta e përditshme e Hayat është impresive, është e paimagjinueshme se si një njeri mund të konsumojë aq shumë, megjithatë trupi  i tij masiv ia kërkon këtë. Ai konsumon rreth 10 mijë kalori në ditë, një dietë e pasur me 36 kokrra vezë, 3 kg mish, 5 litra qumësht etj.

I gjatë 190 cm, Hayat thotë se nuk ka asnjë problem shëndetësor lidhur me peshën e tij plot 400 kg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb