ITALI- Arkitekti dhe dizajneri, Marco Pierazzi, zotëron shtëpinë më të vogël në Itali dhe sigurisht një prej shtëpive më të vogla në botë, e cila shtrihet në vetëm shtatë metra katrorë, afër sheshit të Shën Pjetrit në Romë.

Në kohën kur ishte interesuar për këtë pronë të vjetër, Pierazzias që ka mundur të imagjinonte se prej saj do të krijonte një kryevepër arkitektonike.

Ideja e tij kryesore ishte që të shfrytëzonte në maksimum lartësinë e kësaj shtëpie të ngushtë – kështu, mbi 7 metra katrorë të hapësirës bazë, ku përfshihet tryezaria, kuzhina dhe banja, ai ka ndërtuar një dhomë të bukur gjumi.

shtepia me e vogel itali 006

Brenda kësaj shtëpie secili kënd është shfrytëzuar me mençuri – andaj nuk është për t’u befasuar me përshkrimin e shpeshtë të saj si: “shtëpia më e vogël në botë por, dhe më e rehatshme për jetë”.

Se si duket kjo shtëpi dhe çfarë zgjidhje ka bërë Pjeraci, mund të kuptoni nga fotogaleria në vijim.

shtepia me e vogel itali 004shtepia me e vogel itali 008shtepia me e vogel itali 013shtepia me e vogel itali 007shtepia me e vogel itali 010shtepia me e vogel itali 012shtepia me e vogel itali 001shtepia me e vogel itali 003shtepia me e vogel itali 002

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: