Gjermania mposhti Turqinë në garën për organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”. Gjermanët njihen për infrastrukturën dhe stadiumet e ndërtuara, të cilat  duket se kanë qenë një avantazh më tepër në krahasim me Turqinë.

Kujtojmë se në vitin 2006, Gjermani ishte vendi pritës i Kupës së Botës, aty ku në finale u mund nga Kombëtarja e Italisë, sfidë kjo që prodhoi debate dhe ironi  të formave të ndryshme. Më poshtë do të gjeni të renditura të gjitha stadiumet, që do të presin Kombëtaret Europiane në kompeticionin e Kupës së Europës, i cili do të startojë pas 6 vitesh në Gjermani.

Stadiumi me kapacitetin më të madh është ai i kryeqytetit, Berlinit, me 70 mijë shikues.Pas tij vijnë “Allianz Arena” me 66,026 shikues dhe “Signal Iduna Park’ me 61,524. Stadiumi më i vogël është “ESPRIT Arena” me 46 mijë shikues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb