Në zyrën e Bashkisë së Tiranës janë pritur personalitete nga të gjitha fushat, me të cilët kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka bërë edhe bashkëpunime për projekte apo organizime të shumta në kryeqytet.

Sot në mëngjes, kryebashkiaku Veliaj ka pritur në zyrën e tij reperin e njohur Noizy. Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket qartë se është në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe në shoqërinë e kryebashkiakut Veliaj.
44383-640-0-59d5eb205a3f2
Ata nuk kanë dhënë asnjë informacion se për çfarë kanë diskutuar apo nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim apo ndonjë projekt të përbashkët. Por duket se diçka i ka bërë bashkë ata të dy dhe të gjithë mezi po presin ta zbulojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: