Pavarësisht problemeve që ka pasur kohët e fundit me policinë, pasi publikoi një video ku shfaqej duke qëlluar me armë zjarri në ajër, këngëtari Noizy gjen kohën për rrjetet sociale.

Së fundmi Noizy ka publikuar një foto ne ‘Instagram’ ku tregon makinat e tij luksoze të parkuara pranë shtëpisë. Mesa duket reperi i ka adresuar ‘diss’ dikujt që sipas tij krenohet me makina të marra me qira.

“Pjesa e pasme e oborrit tim ngjan me një kompani të dhënies me qira të makinave, në dreq grupi yt me makina të marra qira. #TëBleraVet”- thuhet në postimin e reperit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: