Shqiptarët iu janë bashkuar sot qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre.

Përveç liderëve socialistë me familjarët e tyre dhe një të moshuare 94-vjeçare në Librazhd, drejt kutive të votimit është drejtuar sot dhe një çift, që po martohej pikërisht sot.

Fotoja e çiftit duke votuar është publikuar në “Facebook” nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit e cilëson këtë foto si “Foto të Ditës”, ndërsa shkruan se çifti i ri ka lënë disa minuta dasmën, për të shkuar në votim.

“Photo of the Day?: një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit”, shkruan Balla.

Ciftii
Ciftii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb