TIRANE

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sot një tjetër protestë kombëtare, ndërsa ka apeluar shqiptarët të bashkohen me të në 18:30 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë në godinën e kryeministrisë janë ende të dukshme gjurmët e protestës së 11 majit.

Njollat e bojës në mure nuk janë pastruar, ndërsa shenjat e tymit, si pasojë e zjarrit në derën e salduar të godinës qeveritare, janë ende të dukshme. Ndryshe nga më parë, ku menjëherë pas protestës niste pastrimi për të rikthyer godinën në gjendjen e mëparshme, këtë herë duket se punonjësit do të presin të mbyllet edhe protesta e kësaj pasditeje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gardhi metalik vijon të mbajë të rrethuar kryeministrinë, në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e protestës.

Sakaq edhe opozita duke se po kryen përgatitjet e fundit për protestën e pasdites, ndërsa në foto shihet instalimi i fonisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb