Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Meka, ku të vdekurit po transportohen me kamion. Peligrinazhi i haxhit i këtij viti në Mekë është shënuar nga temperatura tepër të larta, 50 gradë C dhe në disa raste dhe më shumë dhe numri i personave të vdekur ka shkuar mbi 1000.

Turma të mëdha janë afruar në qytetin e shenjtë të Mekës, pasi rreth 1.8 milionë myslimanë janë mbledhur për këtë ngjarje të shënuar.

Sipas mediave të huaja më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur nga vapa gjatë peligrinazxhit në Mekë.

Besimtarët thuhet se janë përballur me temperatura deri në 52 gradë celsius, gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë kryerjen e peligrinazhit, e ka shkaktuar humbje jete.

Fotot e shpërndara në internet tregojnë trupa të mbuluar dhe të lënë në rrugë pasi ranë viktimë e valës së nxehtë të nxehtë, ndërsa shumë të tjerë pësuan lodhje të rëndë dhe duhej të transportoheshin urgjentisht në vend të sigurt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: