Ilaria Sula është vrarë që ditën që humbi kontaktin me familjen. Ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari vrasës monstruoz Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali, ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.
Për të rindërtuar lëvizjet e tij, do të analizohen kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa pozicioni i prindërve të tij është ende në vlerësim.
Si familjarë të afërt të autorit të krimit, ligjërisht nuk mund të akuzohen për favorizim, por nëse do të zbulohej se kishin një rol më aktiv në fshehjen e trupit, ose edhe në vetë krimin, situata e tyre ligjore do të përkeqësohej.

Në orët në vijim, ata do të dëshmohen nga hetuesit, të cilët po presin gjithashtu rezultatin e autopsisë (që do të caktohet të enjten) për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Ajo çfarë ka dalë nga hetimet e para, është rrjedha e ngjarjes që është bërë publike tashmë në mediat italiane.
Sipas mediave, vrasësi pasi e ka masakruar Ilarian, e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

Telefonin e viktimës e mbajti për vete, fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale, por iu përgjigj shkurt disa mesazheve.
Në fund, pasi u zhduk edhe nga telefoni, e hodhi atë në një pusetë dhe shkoi personalisht në shtëpinë e shoqeve të saj për të shtirur sikur po e kërkonte.

Kur policia arriti tek ai pas sinjalizimit të shoqeve të dhomës së Ilarias, ai u thye dhe pranoi pothuajse gjithçka, duke thënë: “Kërkoj falje”
Në trupin e 22-vjeçares janë konstatuar disa plagë me thikë, një prej të cilave në qafë.

Trupi i Ilaria Sula, studentja me origjinë shqiptare, 22 vjeç, e zhdukur që prej 25 marsit në Romë, në zonën e Furio Camillo, u gjet këtë mëngjes brenda një valixheje të mbyllur, e hedhur në një greminë përgjatë rrugës provinciale 45B, në segmentin midis Capranica dhe Guadagnolo.

Disa persona që frekuentonin zonën e pyllëzuar në Poli, në periferinë e kryeqytetit, e kanë zbuluar valixhen dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.